LAJMI I FUNDIT:

Primo Shllaku: Vazhdon censura ndaj veprës së Arshi Pipës

Primo Shllaku: Vazhdon censura ndaj veprës së Arshi Pipës
Primo Shllaku

Plot 100 vjet më parë lindi intelektuali rebel, Arshi Pipa, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Kontributi i tij, si poet, kritik, përkthyes, albanolog, filozof, e mbi të gjitha, si një njeri që nuk iu nënshtrua pushtetit komunist, duke zgjedhur të arratiset së bashku me motrën e tij jashtë vendit, u përkujtua në këtë përvjetor në Qendrën Kombëtare të Librit edhe Leximit.


Studiuesit  Primo Shllaku, Leka Ndoja, Hektor Çiftja, botuesja Irena Buzi edhe nipi i Pipës, Plator Kalakula u ndalën më shumë në rëndësinë e veprës së tij.

“Pipa ka shumë kohë që është nisur për të ardhur, por më duket se ende nuk ka mbërritur. Se si ndodh kjo gjë, që njeriu niset edhe nuk mbërrin. Kjo është një specifikë e botës shqiptare, e cila ka haraçe të mëdha për të paguar të kaluarën së afërme, edhe stopimit të madh që i është bërë ndryshimeve edhe jetës kulturore”, shprehet studiues Primo Shllaku, teksa shton se vazhdon censura ndaj veprës së tij në Shqipëri. /Report TV/