LAJMI I FUNDIT:

Prilep, sulmohet kujdestarja e shtëpisë nga person i panjohur

Prilep, sulmohet kujdestarja e shtëpisë nga person i panjohur

Sulmues i panjohur, dje rreth orës 12:00 në Prilep, me mjet të fortë, ka sulmuar kujdestaren e fëmijëve P.I (47) në kokë, me çka P.I ka humbur vetëdijen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sulmuesi është futur në shtëpinë e D.R (41) në rrugën “Orevojaçka” dhe ka goditur kujdestaren, ka kontrolluar shtëpinë dhe pa mos marrë asgjë është larguar nga vendi i ngjarjes”, thonë në MPB.


P.I i është dhënë ndihmë mjekësore nga Ndihma e Shpejtë dhe i janë konstatuar lëndime të lehta. Nga MPB thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e sulmuesit dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/