Kreu i mercenarëve të Wagner është parë duke u larguar “si hero” nga qyteti rus – zhvendoset në Bjellorusi

Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është parë duke u larguar me makinë nga selia ushtarake ruse në Rostov.
Sipas një videoje të shpërndarë në Twitter, ai u largua si një ‘hero’ nga qyteti kur u duartrokit me të madhe nga njerëzit aty, transmeton Telegrafi.
Njëri prej banorëve në qytetin madje u afrua te xhami i makinës dhe ia shtrëngoi dorën.
Por ngjashëm u përshëndetën edhe ushtarët e grupit Wagner nga Rostovi ku një grup i madh njerëzish po brohorisnin emrin “Wagner” disa herë madje i dhuruan edhe përqafime.
Prigozhin bëri një marrëveshje përmes presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko për të zmbrapsur avancimin e trupave të tij që ia kishin mësyrë sot Moskës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































