LAJMI I FUNDIT:

Prigozhin ra dakord të “ndalojë avancimin në Moskë” – çfarë parasheh marrëveshja dhe si u përfshi Bjellorusia?

Prigozhin ra dakord të “ndalojë avancimin në Moskë” – çfarë parasheh marrëveshja dhe si u përfshi Bjellorusia?

Njeriu kryesor i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Yevgeni Prigozhin.

Dhe si rezultat i negociatave që thuhet se zgjatën gjatë gjithë ditës, Prigozhin ka pranuar të de-përshkallëzohet situata në Rusi.


Shërbimi i shtypit i Lukashenkos raporton se negociatat u zhvilluan me marrëveshjen e Vladimir Putin.

“Prigozhin ka rënë dakord të ndalojë marshimin drejt Moskës dhe të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të de-përshkallëzuar situatën”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Luftë në Rusi, trupat e Wagnerit po i afrohen Moskës
Lexo po ashtu Luftë në Rusi, trupat e Wagnerit po i afrohen Moskës

Si pjesë e marrëveshjes, luftëtarët e Wagner marrin garanci sigurie.

Por se çfarë tjetër iu ofrua Prigozhin dhe mercenarëve nuk është e qartë.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, duke “fshirë” efektivisht sovranitetin e Bjellorusisë.

Dhe çdo shenjë që tregon se kontrolli i Putinit në pushtet po dobësohet, kërcënon regjimin në Minsk, i cili është shumë i varur nga Moska.

Më herët sot, Svitlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës që sfidoi Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, tha se rebelimi i Wagnerit “është shansi më i mirë për të dëbuar ushtrinë ruse nga [Bjellorusia]”.

“Nëse e humbim këtë shans”, tha ajo, “Rusia do të na bëjë pikërisht atë që i bëri Ukrainës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori