LAJMI I FUNDIT:

Prifti protestant gjindet në klub striptizi

Prifti protestant gjindet në klub striptizi

Policët thonë se një prift protestant i cili është raportuar i humbur nga shtëpia e tij në perëndim të New Yorkut është gjetur në një klub striptizi në Ohio.

Një polic i cili ishte duke patrulluar në një vend të parkimit të automjeteve të një klubi striptizi në Ohio ka vërejtur targat e automjetit të kërkuar të priftit 46 vjeçar, Craig Rhodenizer.

FBI-ja dhe autoritetet e New York kanë qenë në kërkim të Rhodenizerit, i cili u zhduk të mërkurën (26 mars) pasi që i kishte thënë gruas së tij se po shkonte të riparonte kompjuterin e tij. Ai është prift protestant në një kishë të Lyndonville në shtetin e New Yorkut.

Detektivi Matt Sturgeon ka thënë se Rhodenizer ishte i çorientuar kur u përballë me policinë dhe kishte thënë se ndihej “emocionalisht i fajshëm".