Pak ditë para fillimit të edicionit të dhjetë të festivalit, PriFest ka shpalosur juritë e të gjitha programeve garuese, e ato sivjet janë gjithsej tetë. Më poshtë është lista e plotë e anëtarëve të të gjitha jurive: 1. Juria e programit garues të filmave evropianë: Ahmet Boyacioglu – regjisor, programer i festivaleve dhe producent (Turqi)
Tina Hajon - producente, programere e festivaleve (Kroaci)
Almir Djikoli – xhirues (Bosnje dhe Hercegovinë)

2. Juria e programit garues të filmave ballkanikë - "Mjaltë dhe gjak" Johannes Naber - regjisor dhe skenarist (Gjermani)
Izabel Igel - producente (Poloni)
Hayet Benkara - menaxhere e programeve për industri filmike (Francë, Kanadë).


3. Juria e programit garues të filmave metrazhit të mesëm Norika Sefa - filmbërëse (Kosovë)
Marija Perovic - regjisore, producente, skenariste (Mal i Zi)
Florenc Papas - filmbërës (Shqipëri)

4. Juria e programit garues të filmave dokumentarë Ajola Xoxa - regjisore dhe juriste (Shqipëri)
Simon Wilkinson - ekspert në “VR & AR” (Britani e Madhe)
Shkëlzen Gashi - hulumtues, autor (Kosovë)

5. Juria e programit garues të filmave ndërkombëtarë studentorë Ema Ndoja - aktore (Shqipëri/Gjermani)
Cheryl Johnson - skenariste, regjisore (Afrika e Jugut)
Jana Wolf - Europan Film Market (Gjermani)

6. Juria FIPRESCI Ziga Brnik - kritik i filmit, gazetar, redaktor (Slloveni)
Rita Di Santo - kritike e filmit, historiane (Angli)
Ingrid Beerbaum - PR, gazetare, kritike e filmit (Gjermani)

7. Juria e pavarur e studentëve kosovarë (për filmat e metrazhit të mesëm) Dardania Kajdomqaj - studente e drejtimit “Komunikim Masiv dhe Produksion” AAB (Kosovë)
Ulpiana Maloku - studente e dramaturgjisë, skenariste (Kosovë)
Gentrit Syla - student i drejtimit “Regji Filmi dhe TV” (Kosovë)

8. Juria e mediave Kozeta Kurti - gazetare, moderatore (Shqipëri)
Ilir Ajdini - gazetar, shkrimtar, dramaturg, përkthyes (Kosovë)
Majlinda Aliu - gazetare (Kosovë)

/Telegrafi/