LAJMI I FUNDIT:

Prezantuesja jep lajmet gjatë transmetimit live, e bija futet në studio dhe e pengon – ia sjell telefonin dhe i thotë se dikush i ka dërguar mesazh

Prezantuesja jep lajmet gjatë transmetimit live, e bija futet në studio dhe e pengon – ia sjell telefonin dhe i thotë se dikush i ka dërguar mesazh

Një moment i pazakontë por edhe shumë gazmorë është parë nga mijëra qytetarët rusë, kur prezantuesja e lajmeve gjatë transmetimit live ndërpritet nga e bija e saj e vogël që ia sjell telefonin në studio, për t’i treguar se dikush i ka dërguar mesazh.

Kjo ngjarje komike ka ndodhur në studiot e televizionit lokal Taghil në qytetin Nizhniy Tahil, ku prezantuesja Anna Kizilova po lexonte lajmet kur befasisht futet e bija e saj në studio duke u munduar t’ia jep telefonin dhe vazhdimisht ia bënte me dije se dikush i ka shkruar, transmeton Telegrafi.


E kur prezantuesja e lajmeve u mundua butësisht ta largojë para objektivit të kamerës, bija e saj Elizaveta filloi të bërtet: “Por nënë, ke një mesazh”.

Prezantuesja tha për televizionin CEN, se ishte detyruar ta merr të bijën nga çerdhja dhe të rikthehet shpejtë në punë kur edhe ndodhi incidenti.

“Në atë kohë nuk isha e martuar dhe nëna jetonte në pjesën tjetër të qytetit, kështu që nuk kishte kush të kujdesej për të dhe u detyrova ta marrë në punë”, ka shtuar ajo.

Megjithatë Kizilova pranon se nuk ishte ndëshkuar nga pronarët e televizionit për këtë ndërprerje gjatë transmetimit live. /Telegrafi/