Policia e Kosovës ka refuzuar të hyjë në Kosovë një shtetasi të Serbisë, i cili ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë-shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në Jarinje.


“SPK Jarinje 09.09.2025-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/