LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Xiaomi Mi 10 Ultra

Prezantohet Xiaomi Mi 10 Ultra

Për ditëlindjen e tij të 10-të, prodhuesi kinez prezantoi Mi 10 Ultra.

Xiaomi përdor një aparat fotografik katërfish për Mi 10 Ultra dhe e reklamon atë me një zmadhim hibrid 120x. Kjo mbështetet në zmadhimin optik telofoto, si dhe zmadhimin klasik digjital, transmeton Telegrafi.


Kamera përbëhet nga një kamerë kryesore prej 48 MP, një lente telofoto me 48 MP dhe një zmadhim optik 5x, dhe një tjetër lente telofoto me 12 MP dhe një zmadhim optik 2x si dhe një lente me kënd të gjerë me 20 MP.

Kur bëhet fjalë për video, kamera e Mi 10 Ultra krijon regjistrime 8K me regjistrime 24 fps dhe 4K me deri në 60 fps. Kamera selfie ka një rezolucion prej 20 MP dhe është fshehur në një vrimë kamerash në ekran.

Bateria ka një kapacitet prej 4500 mAh dhe mund të ngarkohet me fuqinë rekord të ngarkimit deri në 120 watts.

Sipas Xiaomi, telefoni mund të ngarkohet nga 0 në 41 për qind në vetëm 5 minuta. Bateria duhet të ngarkohet plotësisht brenda gjithsej 23 minutash.

Xiaomi Mi 10 Ultra aktualisht është në dispozicion vetëm në Kinë.

Atje kushton midis ekuivalentit prej rreth 650 dhe 860 euro. Xiaomi dyshohet se nuk ka në plan të ofrojë telefona të mençur aktualisht jashtë Kinës për momentin. Por një zëdhënës i Xiaomi tha se duhet të presim lajmet në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Së shpejti robotët - të ngjashëm me njerëzit - që mund t'i përdorim për të bërë punët e shtëpisë

Së shpejti robotët - të ngjashëm me njerëzit - që mund t'i përdorim për të bërë punët e shtëpisë

Teknologji
Inteligjenca artificiale po i zëvendëson punëtorët? Banka e madhe aziatike njofton shkurtimin e 4 mijë pozitave

Inteligjenca artificiale po i zëvendëson punëtorët? Banka e madhe aziatike njofton shkurtimin e 4 mijë pozitave

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori