Prezantohet raporti për vitin 2020, është rritur numri i sulmeve ndaj gazetarëve në Maqedoni

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) prezantoi sot raportin vjetor mbi treguesit e shkallës së lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, i përgatitur në kuadër të projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Komisioni Evropian.
Nga SHGM thonë se metodologjia e hulumtimit, e zhvilluar në vitin 2016, është harmonizuar gjatë viteve për të standardizuar mbledhjen dhe analizën e të dhënave dhe për të adaptuar fokusin e hulumtimit në ndryshimet që ndodhin në mjedisin e mediave tradicionale dhe në mediat online në Ballkanin Perëndimor.
“Bazuar në këtë mjet të standardizuar të hulumtimit, shoqatat e gazetarëve nga Ballkani Perëndimor vlerësuan zhvillimet e fundit në vendet e tyre dhe u angazhuan në aktivitete të ndryshme të avokimit për të përmirësuar mjedisin politik, legjislativ dhe institucional në të cilin punojnë gazetarët dhe mediat me mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërsa ndjekin zhvillimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në vendet e tyre”.
“Në të tre treguesit kryesorë të raportit, siç janë korniza ligjore për lirinë e medias, pozicioni i gazetarëve në redaksi dhe siguria e gazetarëve, në vitin 2020 nuk ka ndryshime serioze në sferën e medias, por ka një tendencë në rritje të sulmeve, domethënë situata e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik nuk janë përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar 2019, por përkundrazi është përkeqësuar”, thonë nga SHGM.
Më tej shtojnë se në vitin 2020, kriza me pandeminë e shkaktuar nga virusi Kovid-19 përkeqësoi më tej situatën financiare të mediave për shkak të rënies së të ardhurave nga reklamat komerciale.
“Në vitin 2020, vendi shënoi rritje në shkallën e Reporterëve pa Kufij, nga gjithsej 180 vendesh, Maqedonia e Veriut u rendit në vendin e 92-të, që është tre vende më lartë në shkallën krahasuar me vitin 2019. Në raportin për vitin 2020 thuhet se shoqatat e gazetarëve SHGM, SPGPM, IMM dhe KEMM theksojnë fuqimisht kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të mundshme në nenin 102 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të cilat do të lejonin reklamimin e institucioneve publike në mediat komerciale. SHGM, SPGPM, IMM dhe KEMM besojnë se situata në industrinë e medias nuk duhet të kthehet në nivelin që ka qenë katër ose më shumë viteve më parë, kur me fonde shtetërore, në mënyrë jo transparente, mediave u janë paguar shuma astronomike. Kjo praktikë, të cilën ne e kundërshtuam, u vlerësua si një shembull i keq i ryshfetit shtetëror të mediave dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në media dhe rritjen e njëanshmërisë në raportimin e tyre”, thonë nga SHGM.
Qëndrimi i SHGM-së është që reklamimi politik i paguar në mediat audiovizuele duhet të shfuqizohet, sepse në atë mënyrë “korruptohen” pronarët e mediave , ndikohet negativisht në politikën editoriale të mediave, por gjithashtu zhvendoset baraspesha në pikëpamjet e kundërshtuara në sferën publike. Për të tejkaluar këtë praktikë, nevojiten ndërhyrje si në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ashtu edhe në Kodin Zgjedhor.
Ky raport i vitit 2020 vëren se reforma e servisit publik pothuajse nuk ka filluar, dhe pavarësia financiare dhe qëndrueshmëria e transmetuesit publik mbeten një çështje e hapur.
Sipas statistikës së SHGM-së, që nga fillimi i vitit 2020, janë raportuar gjithsej 14 sulme dhe kërcënime të ashpra kundër gazetarëve, nga të cilat më shumë se gjysma janë ndaj grave gazetare. Për krahasim, vitin e kaluar kishte vetëm katër incidente të tilla, që do të thotë se këtë vit sulmet dhe kërcënimet janë në numër tre herë më të lartë. Në dhjetor të vitit 2020, Gjykata Themelore Civile në Shkup solli vendime me të cilët u refuzuan paditë e gazetarëve Natasha Stojanovska dhe Dushica Mrgja, të cilët kërkuan dëmshpërblim nga shteti për shkeljen e të drejtave të tyre gjatë ngjarjeve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27.04.2017.
Këto padi pasuan pas thirrjes së mëparshme të SHGM-së për të siguruar ndihmë juridike për gazetarët dhe punonjësit mediatik të cilët u sulmuan ose u shkatërruan pajisjet e tyre në Parlament gjatë asaj ngjarjeje. Ky vendim është një provë tjetër që ka standarde të dyfishta për gjykatën kur bëhet fjalë për politikanë dhe gazetarë. Raporti vjetor mbi treguesit e shkallës së lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, i përgatitur në kuadër të projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Komisioni Evropian është përgatitur, lekturuar dhe përkthyer në maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi