Prezantohet Plani i përzgjedhur ideor për sheshin e qytetit në Gostivar (Foto)

Përmes një konference për shtyp, udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, Jeton Salija prezantoi planin e përzgjedhur ideor për sheshin e qytetit në Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Salija bëri me dije që konkursi për zgjedhjen ideore të sheshit të qytetit u hap më dy qershor, kurse në afatin e paraparë konkurruan dy subjekte juridike.
Komisioni i përzgjedhur nga kryetari i Komunës bëri përzgjedhjen mes dy projekteve konkurruese dhe u përcaktua për projektin e paraqitur nga ndërmarrja projektuese “Bina Arkitekture“, nga Shkup.
“Struktura urbane e ruajtur sot në zonën e Qendra së Qytetit – Gostivar, e cila paraqet pjesë të bërthamës së dikurshme të qytetit, në parim e pasqyron koncepcionin urban të konstatuar kah fundi i shekullit XIX në pjesën qendrore të qytetit. Me zgjidhjen ideore arkitektonike shpresojmë të arrihet funksionalitet dhe formësimin e fasadave të objekteve përgjatë rrugëve të qendrës së qytetit të Gostivarit me rrugët kryesore përreth respektivisht trotuaret, me trajtim të veçantë të qasjes për këmbësorë dhe infrastrukturën e trafikut dhe me shndërrim të përkohshëm në këtë pjesë të shëtitores në periudhën e verës në orët e mbrëmjes”, tha Salija.
Në projekt, shtoi ai, është paraparë lidhja e sheshit të qytetit me parkun e vogël në qendër të qytetit si tërësi funksionale.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua zgjedhjes së vendeve ku është paraparë trafik automjetesh me vende të përcaktuara saktësisht për parkim në përputhje me Aktvendimin për parkim zonal në rrugët e parashikuara për parkim zonal dhe kryqëzimet me trafikun e këmbësorëve me zgjidhje të mundshme si një nivel. Po ashtu, sigurimi i më shumë hapësirave të gjelbra me gjelbërim të lartë dhe të ulët, si dhe hapësirë për vendosjen e simbolit karakteristik për qytetin, është një nga elementet e rëndësishme të zgjidhjes arkitektonike, ishin ndër kriteret e paracaktuara nga Komuna e Gostivarit”, theksoi Salija.
Projekti i përzgjedhur përfshinë edhe objektet e parashikuara sipas Planin të Detajuar Urbanistik për Bllokun Ubran 1.
“Në projekt është definuar përpunimi parter dhe që përfshihen të gjitha elementet e nevojshme të pajisjeve urbane për të cilat konsiderohet se janë të domosdoshme për funksionimin e një ambienti të këtillë urban, siç janë vendet për ulëse, ndriçimi rrugor- kandellabrat, shportat për mbeturina, fontanat, gjelbërimi i ulët dhe i lartë, mbulime, sinjalizimi vertikal dhe horizontal për komunikacion, tabelat informative për parkim zonal etj. Me zgjidhjen ideore arkitektonike, parashihet një sipërfaqe për mbajtjen e manifestimeve publike në qytet, si dhe vendosja e punimeve artistike që do të zbukurojnë pamjen e sheshit të qytetit”, shtoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët