LAJMI I FUNDIT:

Preu fytyrën me sharrë motorike dhe voziti vet deri në spital (Foto)

Preu fytyrën me sharrë motorike dhe voziti vet deri në spital (Foto)

Një fermer ka shpëtuar mrekullisht, pasi e ka prerë fytyrën me sharrë motorike dhe ka vozitur vet deri në spital, duke e mbajtur të lidhur me disa shirita që gjeti në veturë.

Bill Singleton ka qenë duke punuar në pronën e tij që ndodhet në periferi të Melbournit të Australisë, kur humbi kontrollim mbi pajisjen për prerjen e drunjve, transmeton Telegrafi.


Meqenëse 68-vjeçari e ka ndarë mjekrën dhe nofullën në dy pjesë, si dhe e ka prerë gjuhën në mes, nuk ka pasur mundësi të flas në telefon për të kërkuar ndihmë.

Shara 2

Pasi voziti për disa kilometra, Singleton i lodhur nga dhimbjet dhe gjakderdhje, gati humbi vetëdijen derisa ishte shumë afër një spitali.

“Dola nga vetura, sepse gjithçka rreth meje u errësua. Gati më ra të fikët, më lëshuan gjunjët dhe e ecja duke u zvarritur”, ka treguar ai ngjarjen para se ta gjenin disa kalimtarë rasti të cilët e dërguan në spital.

Meqenëse gjendja tij ishte shumë e rëndë, ai është dërguar me helikopter në spitalin mbretëror të Melbourne, ku i është nënshtruar një operimi të menjëhershëm.

“Lëndimet që i shkakton sharra motorike, janë më të këqija se ato të pushkës. Zinxhirët e sharrës marrin gjithçka që u del përpara”, ka shpjeguar mjeku lidhur me burrin që e ka deformuar pjesën e poshtme të fytyrës.

Sidoqoftë, atij i është operuar fytyra dhe po shërohet në shtëpi, ndërsa sapo të merr vetën do t’i kthehet sërish kësaj pajisje për prerje. /Telegrafi/