LAJMI I FUNDIT:

Preteni: Rreth 300 zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë

Preteni: Rreth 300 zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë

Rreth 4 mijë zyrtarë publikë në Kosovë kanë deklaruar pasurinë e tyre deri në pasditen e ditës së sotme në Agjencinë Kundër Korrupsion(AKK). Afati i dorëzimit të formularëve ishte hapur nga data 1 deri 31 mars (sot) në orën 16:00. Të obliguar për deklarimin e pasurisë në tërë vendin, ishin 4 mijë 300 zyrtarë të lartë publik.

Kështu ka deklaruar drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, i cili bëri me dije se nga fillimi i javës së ardhshme do të bëhen publik emrat e të gjithë atyre zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, si dhe do të ndërmarrin masa me kallëzim penal ndaj tyre.


Preteni tha se ishin në vlug të madh sot, në ditën e fundit për deklarim nga shumë zyrtarë për sjelljen e formularëve.

Ai tha se formularët do të trajtohen dhe do të llogaritet se kanë deklaruar pasurin e tyre në afatin ligjor, por 30 për qind e tyre do të verifikohen për korrektësi me anë të shortit në të ardhmen.

“Jemi të ngulfatur fizikisht sot prej shumë zyrtarëve që vijnë në Agjenci për të sjellë formularët. Shpresojmë se gjithçka do të përmbyllet mirë deri n ë orën 16:00, ata të cilët i dorëzojnë formularët do të trajtohen dhe do të llogaritet se kanë deklaruar pasurin e tyre në afatin ligjor. Kundër të gjithë atyre të tjerëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, emrat do t’i bëjmë publik në fillimin e javës së ardhshme dhe do të ushtrojmë kallëzim penal kundër tyre”, tha Preteni.

Ai bëri me dije se mund të jenë rreth 200 deri 300 zyrtarë, të cilët ende nuk e kanë deklaruar pasurinë, por formularët e zyrtarëve janë duke u sjell me të madhe në momentin e fundit në AKK.

Preteni tha se çdo deklarim i rrejshëm është vepër penale dhe për këtë do të ushtrohet kallëzim penal.

Sipas tij, në vitin 2014, kanë qenë 92 raste që kanë deklaruar rrejshëm pasurinë, kurse, për vitin 2015, shumë shpejt pritet të bëhen emrat publik.

“Përafërsisht, ndoshta 200-300 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë, por formularët e zyrtarëve janë duke u sjell me të madhe në momentin e fundit në AKK. Është koha që të përmbyllet afati ligjor për deklarim të pasurisë, edhe një ore e gjysmë dhe të evidentohet numri i saktë”, tha Preteni.

Ai ka treguar se 70 për qind e kanë deklaruar pasurinë për 29 ditë, kurse, 30 për qind pritet brenda këtyre dy ditësh. Ai është i bindur se nuk do të deklarojnë të gjithë pasurinë, por janë të obliguar të presin edhe ardhjen e formularëve me postë fizike.

“Rreth 70 për qind kanë deklaruar pasurinë për 29 ditë, kurse, 30 për qind, pritet brenda këtyre dy ditësh. Jam i bindur se nuk do të deklarojnë të gjithë… edhe jemi të obliguar të presim edhe ardhjen e formularëve me postë fizike dhe ata do të pranohen në dy ditët në vijim. Kështu që në fillimi të javës tjetër do të sqarohen”, tha Preteni.

Sipas tij, vitin e kaluar 57 zyrtarë nuk kishin deklaruar pasurinë, kurse, për këtë vit ai pret që të jetë diku numri dy shifror i atyre që nuk deklaruan pasurinë. Ky veprim i deklarimit të pasurisë, është një preventiv për parandalimin e korrupsionit nga zyrtarët e lartë./

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori