Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur në zyrën e saj ekipin e xhudos.

Derisa sot (e marte) pranoi zyrtarisht detyrën nga Glauk Konjufca, që ishte ushtrues detyre i presidentit, në vazhdë kishte disa takime.


Osmani-Sadriu i falënderoi Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj, Driton Kukën, për mënyrën se si e kanë përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe se si e kanë lartësuar flamurin tonë.

170047749 3975439235835082 124926366055980847 n

“Në kohën kur edhe politika ka dështuar edhe diplomacia, kanë qenë Majlinda, Distria, Nora dhe të gjitha xhudistete tjera, së bashku me trajnerët e tyre, që na kanë bërë zemrën mal, por mbi të gjitha shtetin tonë dhe kanë lartësuar flamurin e Republikës së Kosovës, edhe në ato shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë tonë”, ka deklaruar e para e vendit tonë.

“Xhudistet kanë qenë simbol i Republikës së Kosovës, andaj në këtë ditë ndërkombëtare të sportit dhe paqes, i pres në zyrën time sepse sukseset e tyre jam e bindur se nuk do të mungojnë, mirëpo është e domosdoshme që shteti t’u qëndrojë pranë tyre dhe t’i përkrahë në mënyrën më të mirë të mundshme e mbi të gjitha, flamuri ynë të valojë në çdo vend”.

170366374 502131087832938 4255791247256808224 n

“Në të ardhmen do të nga gëzoni pa masë dhe të vazhdoni të shkruani histori”, ka shtuar më tej Osmani.

Majlinda e ka falënderuar Presidenten për këtë pritje, duke e siguruar se do të japin maksimumin edhe në të ardhmen që të lartësohet sa më shumë flamuri i Kosovës. /Telegrafi/

169563297 477411570364908 8160443806589025402 n

telegrafi sport app