LAJMI I FUNDIT:

Presidentja kroate vazhdon ‘traditën’ nga Kampionati Botëror, përqafon edhe presidentin e Sllovenisë

Presidentja kroate vazhdon ‘traditën’ nga Kampionati Botëror, përqafon edhe presidentin e Sllovenisë
Kolinda Grabar-Kitarovic (Foto: Getty Images/Twitter)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka vendosur të vazhdojë me traditën e saj duke e qenë e afërt dhe duke i përqafuar të gjithë ata, me të cilët takohet.

Një veprim të tillë e ka bërë edhe gjatë takimit me homologun e saj slloven, Borut Pahor.


Presidenti slloven dhe Kolinda ka pasur një takim joformal në Podroznik, bën të ditur HRT. Grabar-Kitarovic e ka vizituar Pahorin pas vizitës që e ka pasur në Shqipëri.

Lajmet për KOLINDAN
Lexo po ashtu Lajmet për KOLINDAN

Ndërsa vëmendje ka tërhequr mënyra e përshëndetjes që i ka bërë Kolinda presidentit të Sllovenisë.

50-vjeçarja i ka dhënë një përqafim shumë të afërt kolegut të saj, ndërsa ky moment është fotografuar dhe imazhi sërish ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Kolinda u bë personazhi më i përfolur i Kampionatit Botëror në Rusi, për mënyrën e festimit të golave të Kroacisë, për urimet që ua jepte homologëve të saj në rast se ekipi kundërshtar shënonte, për afërsinë me të gjithë e në veçanti me lojtarët e Kroacisë.

Kolinda në finalen e Kampionatit Botëror (Foto: Getty Images)

Ajo vendosi të anashkalonte rregullat diplomatike duke iu lëshuar emocioneve që i impononte futbolli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori