LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas: Konflikti ushtarak me Rusinë do të nënkuptonte luftë të përgjithshme në Evropë

Presidenti ukrainas: Konflikti ushtarak me Rusinë do të nënkuptonte luftë të përgjithshme në Evropë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell luftë të përgjithshme në Evropë.

Duke folur me kryeministrin britanik Boris Johnson në Kiev, Zelesnky theksoi se liderët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për frenimin e Rusisë, duke shtuar se askush nuk mund të parasheh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Zelensky tha se Kievi ka marrë një qasje më të përgjegjshme ndaj marrëveshjes së armëpushimit nga Minsku për përfundimin e luftës në lindje të Ukrainës, por nuk ishte dakord me Moskën sa i përket rendit të zbatimit të marrëveshjes.


E kryeministri britanik u shpreh se presidenti rus po ia mban revolen në kokë Ukrainës, duke tentuar të bëjë ndryshime në arkitekturën evropiane sa i përket sigurisë – dhe ishte i bindur se nuk po i ekzagjeron kërcënimet ruse.

“Është një rrezik prezent. Shohim që një numër i madh i trupave po mblidhen, shohim përgatitjet për të gjitha llojet e operacioneve që janë në kuadër me fushatën ushtarake”, shtoi Johnson duke paralajmëruar se sot do të bisedojë me Putinin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori