Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzekutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur.
Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga deportimi i menjëhershëm nuk do të zhbëhet. “Do t’u ofrojmë këtyre të rinjve një rrugë drejt shtetësisë”, tha ai.
Por nuk do të ketë amnisti, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, pas intervistës së presidentit.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë theksonte se urdhri ekzekutiv do të krijonte një sistem imigrimi në bazë të meritave dhe se presidenti do të punonte me Kongresin për një zgjidhje legjislative “që mund të përfshijë shtetësinë, si dhe kontrollin e fortë të kufijve dhe reforma mbi bazë meritash”, por jo amnisti.
Administrata Trump më parë është përpjekur të eliminojë programin DACA, i krijuar gjatë administratës Obama për të mbrojtur mbi 700 mijë imigrantë.
Presidenti nuk dha hollësi për elementë të tjerë në urdhrin e ardhshëm ekzekutiv për imigracionin, por tha vetëm se “do të përfshijë DACA-n dhe mendoj se njerëzit do të mbeten shumë të kënaqur”.
Kur u pyet nëse ndryshimet do të bëhen përmes një urdhri ekzekutiv apo një ligji në Kongres, zoti Trump tha se kur dha gjykimin e saj për DACA-n muajin e kaluar, Gjykata e Lartë i kishte dhënë atij “kompetenca të jashtëzakonshme” për të miratuar urdhra ekzekutive.
Gjykata doli me vendimin se administrata nuk kishte dhënë arsyetime të mjaftueshme për të eliminuar DACA-n.
Vendimi i gjykatës nuk thoshte nëse të rinjtë e mbrojtur nga programi DACA kanë të drejta të përhershme për të jetuar në SHBA dhe nuk e pengonte Presidentin Trump të përpiqej përsëri për ta anuluar programin.
Zëdhënësi Deere tha se presidenti “po punon për një urdhër ekzekutiv për të krijuar një sistem imigracioni të bazuar te meritat në mënyrë që të mbrojë edhe më shumë punonjësit amerikanë”.
Presidenti ka thënë se do ta nënshkruajë urdhrin brenda katër javëve të ardhshme.
Udhëheqësit në Kongres janë përpjekur në disa raste gjatë viteve të fundit të miratojnë reforma gjithëpërfshirëse por nuk kanë pasur sukses si rezultat i mospajtimeve të mëdha mes propozimit të republikanëve dhe atij të demokratëve. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova