LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump nuk dëshiron norma negative të interesit në SHBA

Presidenti Trump nuk dëshiron norma negative të interesit në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk dëshiron norma negative të interesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse ka ndodhur në disa vende të tjera të zhvilluara.

I pyetur nga gazetarët, nëse dëshiron norma negative në interesit në SHBA, Trump u përgjigj se, “jo, thjesht mendoj se Rezerva Federale po bën një gabim të madh. Nëse shikoni bankat e tjera qendrore të botë, të cilat kanë norma shumë të ulëta, politikat e Rezervës na e bëjnë më të vështirë për të konkurruar. Ne po bëjmë më mirë se kushdo tjetër, por kjo po na dëmton”.


Trump solli si shembull normat negative të interesit në Gjermani, ekonominë më të madhe të Evropës.

Për sa i përket tregtisë me Kinën, Trump tha se takimi i shtatorit mes dy administratave është ende i planifikuar. Duke folur për gazetarët, përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ai deklaroi se aktualisht, zyrtarët amerikanë po bisedojnë me homologët e tyre kinezë mbi tregtinë.

“Tarifat na kanë vendosur në një pozitë të jashtëzakonshme negociuese dhe këtë ja kam thënë drejtpërdrejt edhe Kinës. Situata do të përkeqësohet vetëm për Kinën nëse nuk do të kemi një marrëveshje”, tha Trump. /Telegrafi/