LAJMI I FUNDIT:

Presidenti serb Tomislav Nikoliq anulon vizitën e paralajmëruar në Kosovë

Presidenti serb Tomislav Nikoliq anulon vizitën e paralajmëruar në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, megjithatë nuk do të vizitojë Kosovën siç edhe kishte paralajmëruar, raporton e përditshmja serbe “Vecerjnje novosti”.

Sipas kësaj të përditshme, arsyeja e ndryshimit të planit është se Prishtina zyrtare në pikën e kalimit mes Kosovës dhe Serbisë, kishte lënë të presin për orë të tëra bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit serb, transmeton Telegrafi.


Nikoliq disa ditë më parë kishte paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë, por duket se në momentet e fundit ka ndërruar mendje.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë.  /Telegrafi/