Presidenti i Santosit flet për të ardhmen e Gabigol

Gabriel Barbosa apo i njohur si ‘Gabigol’ ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet evropiane.
Presidenti i Sandtosit, Modesto Roma, ka folur për gjenden e lojtarit dhe ka pranuar se Interi dhe Juventusi kanë bërë oferta zyrtare.
"Ofertat nga Interi dhe Juventusi janë të vetmet që ne kemi. Ka një klauzole të cilën Santos do e respektojë. Tani e ardhmja e Gabigol varet vetëm nga ai", ka thënë Roma.
Çmimi i lojtarit është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































