Vazhdojnë të shpeshtohen takimet dhe njëkohësisht thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy klubeve, Prishtinës dhe Greuther Furth, respektivisht dy presidentëve, Remzi Ejupi dhe Helmut Hack.

Sot, bashkërisht me bashkëshorten e tij, Ejupi sëbashku me z. Hack, ndoqi ndeshjen e Bundesliga 2, të fituar nga Greuther Furth nga Nurnbergu vendas 2:1.


Në takim me z. Hack, i cili njëherësh është edhe zëvendëspresident i Bundesligës, ishte edhe prefekti i qytetit të Furthit.

Hack-Ejupi

Ndërsa, këto ditë, Prishtinën do të vizitoj sërish delegacion nga skuadra gjermane e cila dita ditës po avancon bashkëpunimin me skuadrën tonë.

Kryetari Ejupi, po ashtu u takua edhe me dy futbollistët shqiptar, Ilir Azemi dhe Veton Berisha, futbollistë këta që mbrojnë ngjyrat e skuadrës së gjelbër të Furthit.

telegrafi sport app