Tashmë për të ka një mandat arresti, pasi presidenti i PAOK-ut, Ivan Savvidis, u fut në fushë me pistoletë në dorë duke e kërcënuar gjyqtarin e ndeshjes ndaj AEK-ut.

Kjo ngjarje bëri xhiron e botës, duke e kthyer Savvidisin si lajmin kryesor, pasi ai u bë shkas që kryeministri i shteti grek, Alexis Tsipras, ta pezullojë kampionatin.


Por kush është ky person që krijoi gjithë këtë situatë tensionin që duket sikurse film.

142809791 719bd2bc d2e6 44d4 b6e4 fbbc6a029157

Ivan Savvidis ka lindur në 1959-ën në Gjeorgjinë e Republikës Sovjetike, ndërsa mban dyshtetësi atë ruse dhe greke.

Para se ta blinte klubin e PAOK-ut në vitin 2012, ai ishte drejtues i klubit rus, Rostov.

142920385 a4296bc6 0924 40a4 965c 51f0c998daec

Ai ka qenë edhe politikan ku merrte pjesën në parlament si deputet. Ai është një prej personave më të pasur në Rusi, njëherazi ndër personat më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin.

Aksionari kryesor i klubit të PAOK-ut, Ivan Savvidis, ka një të shkuar ushtarake në radhët e ushtrisë ruse ku ka mbajtur gradën e rreshterit. Ai ka edhe shkollim edhe si ekonomist.

115923220 a9b5ea0d 0029 4bf8 b928 7e999adc9e98

Ai ka qenë president i kompanisë së cigareve Donskoy Tabak, ndërsa është marrë edhe me disa biznese peshku dhe bujqësie.

Savvidis ka dy hotele të mëdha, një komani telekomunikacioni si dhe menaxhon portin e qytetit të Selanikut.

115942960 8d1cc347 af05 4003 93f4 3002b95fd1eb

Ai ka një fondacion bamirësie, ku merret me rregullimin e kulteve ortodokse, por edhe me promovimin e projekteve kulturore, arsimore, shkencore dhe punëve kërkimore.

115910861 bb1c3e4b 502f 453f b595 574c436fe956

Savvidis financon Federatën Ndërkombëtare të Shahut dhe Federatën Ruse të Bilardos. /Telegrafi/

telegrafi sport app