Pas më shumë se një viti bllokim të KQZ-së, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka vendosur që nesër (e enjte) të bëjë dekretimin e anëtarëve të rinj të këtij institucioni.
Ky vendim i presidentit ka ardhur pas presionit nga Ambasada Amerikane e cila kërkoi nga presidenti të emërojë menjëherë anëtarët e KQZ-së dhe të zhbllokojë këtë institucion.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të kenë nga dy anëtarë në KQZ.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë për Telegrafin se kanë marrë ftesë nga Presidenti për dy anëtarë për dekretim në KQZ.
“Ne dje kemi marr ftesat për dy anëtarë, ashtu siç na takonin, siç na garanton Kushtetuta e rezultati i zgjedhjeve. Unë dhe Nazlie Bala jemi ftuar. Presim që të enjten të funksionalizohet KQZ, në mënyrë kushtetuese”, ka thënë Rrustemi.
Florian Dushi nga LDK, ka konfirmuar për Telegrafin se ai dhe Sami Hamiti janë ftuar nga Presidenti. “Unë dhe Sami Hamiti jemi ftuar”, ka thënë ai. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të ketë vetëm një anëtarë.
Kurse, Betim Gjoshi nga PDK ka thënë për Telegrafin se i propozuari i tyre është Ilir Gashi, dhe se kanë pranuar ftesën nga Presidenti.
“Ilir Gashi është i propozuari i PDK-së, ai e ka pranuar ftesën dhe të enjten do të marrë pjesë”, ka shtuar ai.
Për dallim nga PDK, LDK e VV që do të kenë anëtarët e tyre, dy partitë tjera Nisma dhe Partia Socialdemokrate rrezikojnë të mbesin pa anëtarë. Kjo për faktin se ata kanë deklaruar se presidenti Thaçi nuk ua ka dërguar ftesat për anëtarët e tyre.
Kështu ka thënë për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.
“Ne jemi në pritje nga Presidenti që të dërgoj ftesën. Ai në fillim ftesat ua ka dërguar grupeve parlamentare të partive, pra PDK, LDK, VV, AAK, NISMA, PSD. Dhe tani ne po e presim ftesën për të propozuarin tonë për anëtar të KQZ-së, Eshref Vishaj”, ka thënë Sherifi.
Kurse në konferencën e mëvonshme për media, Sherifi tha se nuk ka të drejtë askush, që në emër të PAN-it të dërgojë anëtarë në KQZ.
“Më 14 dhjetor kam marr një shkresë nga Zyra e Presidentit ku më thuhet të delegoj një anëtar për në KQZ. Presidenti ka dërguar gjitha grupeve parlamentare për ftesë, nga ai moment kemi pritur që ai të dekretojë anëtarin e Nisma-s, ose të tregoj do të dekretojë apo jo. Ne besojmë që presidenti të veprojë ashtu siç ka filluar procedurën që çdo grup parlamentar të ketë nga një anëtar në KQZ. Unë nuk di kujt i ka dërguar kërkesë presidenti për anëtarë të PAN-it, pasi PAN nuk ekziston në Kuvendin e Kosovës. Gjithsesi se këtë çështje do të dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Sherifi në këtë konferencë.
Zëdhënësja e PSD-së , Natyra Kuçi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk e dinë nëse zyrtarisht do të kenë një vend në KQZ.
“Jo nuk kemi marr ftesë ende. Por, po ashtu as zyrtarisht nuk kemi parë ndonjë vendim nëse do të kemi një vend në KQZ. E propozuara jonë për anëtare të KQZ-së është Marigona Drevinja”, ka thënë ajo.
Ndërsa në një konferencë për media, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se nëse nuk përzgjidhet një anëtar i tyre në KQZ, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, atëherë çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, ndërrimi i qëndrimit të presidentit Hashim Thaçi pa dhënë një shpjegim paraqet një rast se mund të ketë ndërhyrje nga brenda apo jashtë.
“Ne si PSD në vazhdimësi e kemi konsideruar të padrejtë qëndrimin e presidentit për të bllokuar KQZ-në. Megjithatë, në dhjetor ky president ka marrë vendim që secili grup parlamentar të ketë nga një anëtar në KQZ. Ne kemi dërguar, kemi pritur një vendim nga presidenti, dhe nuk kemi marrë asnjë vendim për ndërrimin e qëndrimit paraprak. Ne besojmë që në bazë të interpretimit kushtetues nga takon një anëtar në KQZ”, theksoi ai në këtë konferencë.
Kurse nga AAK thonë se ende nuk e dinë nëse është ftuar nga Presidenti, i propozuari i tyre është Ibrahim Selmanaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë