Presidenti i Republikës së Letonisë, Raimonds Vējonis, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në letrën e tij, Presidenti i Letonisë, Raimonds Vējonis, shpreh bindjen se bashkëpunimi mes Letonisë dhe Kosovës do të vazhdojë të rritet në të mirë të të dy popujve.


Kjo është letra e Presidentit të Letonisë, Raimonds Vējonis, dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit:

Riga, 8 prill 2016 Shkëlqesia Juaj, Ju lutem pranoni urimet e mia me rastin e inaugurimit tuaj si Presidenti i Republikës së Kosovës dhe urimet e mia më të sinqerta për sukses gjatë mandatit tuaj si president. Letonia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore, dhe unë jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet më tej në të mirë të popujve tanë. Shkëlqesia Juaj, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës time më të lartë, së bashku me urimet për paqe, prosperitet dhe sukses të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Me respekt, Raimonds Vējonis President i Republikës së Letonisë