LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit përjashton mundësinë e emërimit të Zidanes në stol

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit përjashton mundësinë e emërimit të Zidanes në stol

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk është një objektiv i kombëtares së Francës për këtë verë.

Ish-fituesi i Kupës së Botës në edicionin 1998, ishte lidhur vazhdimisht me një kalim tek Franca, ndonëse kjo lëvizje nuk u bë realitet.

Federata Franceze e Futbollit në anën tjetër ndërmori hapa duke rinovuar kontratën e Didier Deschamps, pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2022 ndaj Argjentinës, duke bërë që ai të mbetet në krye të ‘Gjelave’ deri në 2026.


Zidane raportohet se kishte refuzuar disa oferta pasi kishte pritur që Franca të trokasë në derë. Sido që të jetë, kjo situatë tashmë ka një përgjigje.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Phillippe Diallo, ka ripërsëritur pozicionin e tij sa i përket të ardhmes së Deschamps, pa marrë parasysh se si paraqitet Franca në Euro 2024.

Tensioni mes Real Madridit dhe trajnerit Zidane po qetësohet para ardhjes së Mbappes
Lexo po ashtu Tensioni mes Real Madridit dhe trajnerit Zidane po qetësohet para ardhjes së Mbappes

“Nuk ka asnjë dyshim (për Deschamps). Nuk do të diskutojë për këtë çështje”, ka thënë fillimisht Diallo.

“Zidane është një monument i futbollit francez. Ne duhet të njohim dhe të tregojmë mirënjohje për çdo gjë që ai ka kontribuar. Por, ne kemi trajnerin më të mirë të futbollit francez në krye deri në 2026”, është shprehur ai.

Franca gjendet në grupin D në Euro 2024, së bashku me Holandën, Austrinë dhe fituesin e pakonfirmaur të play-offit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori