LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian rrëshqet në pllaka dhe rrëzohet në tualet, dërgohet me urgjencë në spitalin ushtarak

Presidenti brazilian rrëshqet në pllaka dhe rrëzohet në tualet, dërgohet me urgjencë në spitalin ushtarak

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, pasi derisa ishte në shtëpinë e tij e kishte pësuar keq kur rrëshqiti në pllaka dhe u rrëzua brenda tualetit të rezidencës.

Siç raportojnë mediat braziliane, presidenti Bolsonaro ka lënduar kokën pasi kishte rrëshqitur në pllaka dhe ishte përplasur, transmeton Telegrafi.


Bolsonaro është mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve për 12 orë, ku është konstatuar se gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe nuk raportohet për diçka serioze.

Kujtojmë që 64-vjeçari ishte sulmuar dhe therur me thikë në shtator të vitit të kaluar gjatë fushatës zgjedhore, ku gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft kritike.

Megjithatë pas tretmanit, ai ishte këndellur dhe më pas liruar nga spitali për të vazhduar shërimin në shtëpi. /Telegrafi/