LAJMI I FUNDIT:

Presidenti austriak udhëton me tren për në Itali, pritet të takohet me homologun e tij

Presidenti austriak udhëton me tren për në Itali, pritet të takohet me homologun e tij

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka udhëtuar për në Itali, ku pritet të takohet me homologun e tij italian Sergio Mattarella.

Megjithatë ajo çfarë ra në sy në fotografinë e publikuar në profilin e tij në Facebook, Van der Bellen shihet duke e tërhequr valixhen në stacionin e trenit nga ku planifikonte të udhëtonte për në Itali, transmeton Telegrafi.


“Rrugës për në Meran. Do të takohem me homologun italian Sergioe Mattarella dhe guvernatorin e Tirolit Jugor, Arno Kompatscher”, ka shkruar në profilin e tij presidenti austriak.

Kjo nuk është hera e parë që liderët e vendeve të zhvilluara evropiane refuzojnë të bëjnë jetë luksoze, pasi ata shpesh janë parë madje duke ngrënë hamburgerë nëpër lokale ku përgatitet ushqimi i shpejtë. /Telegrafi/