Se sa shtetas afganë duhet të nxjerrë BE-ja nga Afganistani, dhe se sa duan të largohen nga vendi i tyre, këtë as ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian nuk e dinë. Vetëm Gjermania përllogarit deri në 40 mijë vetë, ish-bashkëpunëtorë lokalë me familje, si edhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kanë si destinacion Gjermaninë.
Këtë e bëri të ditur të martën kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Berlin, para një bisede me homologun e saj, austriak, Sebastian Kurz. Pjesa dërrmuese e tyre është ende në Afganistan, ku talibanët tani kanë marrë pushtetin.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, premtoi se do të përpiqet të nxjerrë sa më shumë ish-bashkëpunëtorë të Gjermanisë dhe familjarë të tyre nga Afganistani. Sipas tij, ata nuk do të kenë nevojë të kalojnë procedurën e azilit, por do të pajisen me leje qëndrimi. E njëjta procedurë do të vlejë edhe për aktivistët për të drejtat e grave, gazetarët dhe gjyqtarët.
Kurse sa u përket refugjatëve që nuk janë drejtpërdrejt pjesë e stafit lokal, Bashkimi Evropian ndoshta do të jetë më pak bujar. BE-ja nuk dëshiron të premtojë ende se sa afganë, që kanë nevojë për mbrojtje, mund të sillen në mënyrë të rregullt në Evropë, direkt nga kampet e refugjatëve në Pakistan ose Iran, nëpërmjet një programi të quajtur “Shpërngulje” (Resettlement). “Është ende herët për ta thënë këtë”, tha Komisionerja e BE -së, Ylva Johannson, e cila është përgjegjëse për migracionin. Johannson tha se do të organizojë së shpejti një forum migracioni, së bashku me SHBA, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera, ku do të diskutohen ofertat konkrete.
Frika nga “efekti tërheqës”
“Unë nuk mendoj se bëjmë mirë të flasim që tani për shifra, sepse shifrat natyrisht shkaktojnë efekt tërheqës. Dhe ne nuk e duam këtë,” paralajmëroi ministri gjerman, Horst Seehofer. Efekt tërheqës” (në anglisht: pull-effect) do të thotë kur emigrantët inkurajohen të largohen nga vendi i tyre, vetëm sepse dëgjojnë se kanë shans që të pranohen si refugjatë. Por ky efekt është i diskutueshëm midis studiuesve të migrimit.
Edhe në radhët e BE-së, qasjet dallojnë nga vendi në vend. Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, nuk dëshiron të pranojë më refugjatë nga Afganistani. Mesazhi i tij për afganët: “Qëndroni aty ku jeni. Ju do të ndihmoheni në rajon.” Edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, e ritheksoi këtë të martën në Berlin, para bisedës me homologen gjermane, Angela Merkel.
Ndryshe mendon, ministri i imigracionit të Luksemburgut, Jean Asselborn, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm: “Unë jam plotësisht i bindur se BE mund të bëjë më shumë në këtë situatë shumë dramatike në Afganistan duke pranuar njerëz që janë në rrezik jete,” tha ai. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Brendshëm, megjithatë mbështetën idenë e mbajtjes së refugjatëve afganë në rajon përsa kohë që të jetë e mundur, dhe u shprehën për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE -së.
Viti 2015, kur një milion azilkërkues sirianë erdhën në Evropë, nuk duhet të përsëritet, u tha disa herë në Bruksel. Në vitet e mëparshme, ndihma për shtetet fqinje me Sirinë dhe financimi i kampeve të refugjatëve të OKB-së në to kishin qenë të pamjaftueshme. Kjo nuk duhet të ndodhë këtë herë, tha Komisionerja e BE-së për Migracionin, Ylva Johannson. Duhet të shmangim krizën humanitare, nëse duam të shmangim krizën e migrimit.
Ministri i Brendshëm gjerman, Seehofer, dëshiron të bashkëpunojë më ngushtë me Pakistanin dhe fqinjët e tjerë të Afganistanit, edhe pse Pakistani tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të pranojë refugjatë shtesë. “Duhet të shtojmë përpjekjet diplomatike”, tha Seehofer. “Shtetet fqinje të Afganistanit duhet të marrin mbështetje të fortë nga ne, nëse do të kujdesen për refugjatët.
Ministrat e Brendshëm të BE-së i kërkuan Komisionit të BE-së, në Bruksel, të hartojë një plan veprimi që përmban hapa konkrete dhe ndihmë për shtetet fqinje të Afganistanit. “Nëse veprojmë mirë dhe shpejt, atëherë nuk do të kemi përsëritje të vitit 2015. Nëse bëjmë gabime dhe humbim kohë me debate, atëherë nuk do t’i kemi punët mirë gjatë muajve të ardhshëm,” paralajmëroi Horst Seehofer në takimin special në Bruksel.
Pakti i migrimit i BE -së është ende i hapur
Që nga viti 2015, vendet anëtare të BE-së nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për një politikë të përbashkët azili ose për një çelës për shpërndarjen e azilantëve. Për çështjen e refugjatëve shtetet anëtare të BE-së janë më të përçara sesa për çdo çështje tjetër. Komisioneri i BE -së, Margaritis Schinas, i cili në cilësinë e tij si komisioner për nxitjen e stilit evropian të jetesës, është përgjegjës edhe për çështjet e migrimit, barazisë dhe diversitetit, beson se kriza në Afganistan tregon se sa e nevojshme është që europianët të arrijnë një marrëveshje. “Gjithçka që ndodh rreth nesh na thotë se tani është koha për të ardhur në një vendim politik mbi paktin e migrimit dhe azilit. Ky është mesazhi për ne.”
Por kryetari aktual i Konferencës së Ministrave të Brendshëm, Ales Hojs, nga Sllovenia, nuk ka ambicie në këtë drejtim. Ai tha në Bruksel se “nuk besoj se mund të ndërmarrim hapa të tjerë në muajt e ardhshëm. Askujt nuk ia kishte marrë mendja, se papritmas do të kishim një problem emigrimi në Afganistan.” Ministri i Brendshëm i Sllovenisë, tha gjithashtu se temë e bisedës së ministrave të Brendshëm kishte qenë edhe rreziku që mund të sjellin imigrantët e rinj nga Afganistani. Të gjithë të sapoardhurit duhet të kalojnënjë kontroll sigurie. Duhet të sigurohet që kriminelët, të cilët tashmë janë dëbuar nga Afganistani, të mos e gjejnë rrugën e kthimit në BE. Dhe ai shtoi se “duhet bërë ç’është e mundur që Afganistani të mos bëhet përsëri një vendstrehim i sigurt për terroristët”.
Kritika nga Pro Asyl
Drejtori menaxhues i organizatës lobuese, Pro Asyl, Günter Burkhardt, kritikoi ashpër qëndrimin e ministrave të Brendshëm të BE-së. Sipas një deklarate të kësaj organizate, qeveritë e BE-së janë në procesin e ngritjes së “një fortese të lartë përreth Evropës.” Në vend që qëllimi të jetë organizimi i shpërndarjes së refugjatëve, qëllimi i tyre është të mbrohen. “Kjo është e pabesueshme,” kritikoi Burkhardt.
Sipas Komisionit të BE-së, numri i imigrantëve dhe azilkërkuesve nga Afganistani është rritur me një të tretën e numrit të një viti më parë. Në muajin maj, muaji i fundit ky për të cilin Komisioni disponon shifra, numri i tyre ishte përafërsisht 4 600. Por, qëkur u bë e qartë se SHBA dhe NATO do t’i tërhiqnin trupat e tyre, numri i emigrantëve afganë që kanë marrë rrugët për Evropë është rritur. /DeutscheWelle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-22-780x439.png)
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën
![Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-93-780x439.jpg)
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht