LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër Ditët e filmit kinez në kinotekën e Maqedonisë

Prej nesër Ditët e filmit kinez në kinotekën e Maqedonisë

Në Kinotekën e Maqedonisë prej nesër deri më 16 shkurt do të mbahen Ditët e filmit kinez dhe do të shfaqen pesë filma nga kinematografia kineze të xhiruara në periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraqitja e filmave nesër mbrëma do të fillojë me filmin ‘Kafshatë nga Kina: Dhurata nga natyra’ nga viti 2012, kushtuar historisë së ushqimit, ushqyerjes dhe gatimit në Kinë.


Të hënën publiku do të mund të shohë filmin artistik ‘Ekuacioni për dashurinë dhe vdekjen’ me regji të Baoling Cao, ndërsa në ditët në vijim do të shfaqen edhe filmat tjerë artistikë. /Telegrafi/