LAJMI I FUNDIT:

​Prej 24 dhjetorit shtohen masat kufizuese në Shqipëri, ndalohet lëvizja pas orës 20:30

​Prej 24 dhjetorit shtohen masat kufizuese në Shqipëri, ndalohet lëvizja pas orës 20:30

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nga data 24 dhjetor, lëvizja nuk do të lejohet duke nisur nga ora 20:30.

“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune”, tha ministrja.

“Edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të kufizohet në këtë fashë orare”, shtoi Manastirliu.

Manastirliu njoftoi gjithashtu se Komitetit Teknik i Ekspertëve ka vendosur për kufizimin e aktiviteteve të bareve, restoranteve, fast food-eve, lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00 nga data 24 dhjetor deri me 4 janar duke përjashtuar shërbimin në banesë.

Nga data 5 janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.

Manastirliu apeloi qytetarët që të shmangin udhëtimet jothelbësore dhe aktivitete jothelbësore.

“Të gjitha masat e marra do të rivlerësohen mënënyrë dinamike. Nëse do të jetë e nevojshme do të merren masa të reja apo do rivlerësohen ato ekzistuese. E kuptojmë dëshirën e secilit për të qenë me njerëzit e dashur në këto festa. E kuptojmë fare mirë që në Krishtlindje dhe natën e Vitit të Ri duam të jemi të gjithë së bashku në një atmosferë normaliteti festive. Por ky është një vit i pazakontë dhe po mbyllet si i tillë. Një vit që ka kërkuar sakrifica në emër të shëndetit. Në listën e dëshirave shëndeti qëndron në kye. Pandemia nuk parandalohet në spitale” tha Manastirliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori