LAJMI I FUNDIT:

​Prania e psikologëve në shkolla vlerësohet e domosdoshme

​Prania e psikologëve në shkolla vlerësohet e domosdoshme
Foto: Arkiv

Dhuna në shkolla mbetet një dukuri shqetësuese në vend. Plagosjet me thikë e deri tek akti më i rëndë, i marrjes së jetës, janë raportuar së fundmi. Prania e psikologut në institucione arsimore konsiderohet se mund të ndikonte në uljen e këtyre rasteve. Prindërit mendojnë se janë të domosdoshëm psikologët, ndërsa komunat, në mungesë të mjeteve, thonë se kanë pak psikologë të angazhuar.

Kryetari i Këshillit të Prindërve në Prishtinë, Jeton Demi, në një prononcim për KosovaPress, thotë se pas pandemisë është rritur numri i nxënësve të cilët kanë shfaqur elemente të dhunës.


“Sidomos pas shfaqjes së pandemisë, prej dy vjetësh e këtej nuk është më çështje nevoje, por është e domosdoshmërie prezenca e psikologut në shkollë. Numri i nxënësve që shfaqin elemente të dhunës apo edhe të çrregullimit në kuptimin e mbajtjes së disiplinës në shkolla, është rritur numri i raportimeve shumë gjatë kësaj periudhe. Andaj që të kemi mundësinë e trajtimit të tyre në kohë, dhe që të mund ta parandalojmë dhe të mos zgjerohet më tutje shfaqja e këtyre çrregullimeve që mund të jenë momenti apo afatgjate, është domosdoshmëri e prezencës së psikologëve nëpër shkolla, gjë që ne vazhdimisht e kemi kërkuar”, u shpreh Demi.

Demi deklaroi se edhe ato shkolla që kanë psikologë nuk i kanë me orar të plotë, ndërsa është kundër që dikush tjetër që angazhohet për punë të tjera në shkollë të bëjë rolin e psikologut.

“Ne kemi kërkuar që psikologët të jenë çdo ditë nëpër shkolla. Shumica për të mos thënë asnjë shkollë, nuk jemi të informuar që ka psikologë me prezencë të plotë gjatë gjithë kohës në shkolla, dhe se ka detyrë të vetme çështjes së ruajtjes, kujdesit, mirëmbajtjes e shëndetit mental të fëmijëve dhe trajtimit të çështjeve, problemit që dalin brenda shkollave…Kur ka raste kur dikush e kryen detyrën e psikologut, ai ka edhe detyra të tjera administrative, ia vështirëson mundësin për të realizuar në kohë të gjitha kërkesat që mund t’i kem brenda shkollës. Pra, ekziston mungesë e dukshme dhe nuk kemi asnjë shkollë me prezencë të plotë të psikologut”, tha Demi.

Komuna e Fushë Kosovës, e cila viteve të fundit ka një rritje të numrit të nxënësve, aktualisht ka vetëm dy psikologë të angazhuar dhe atë përmes projekteve të jashtme.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Samir Shahini, u shpreh se kanë edhe mungesë të mësimdhënësve, prandaj i detyrohen të sakrifikojnë psikologët për mësimdhënës.

“Ne si komunë kemi mungesë të psikologëve, fillimisht ne kemi numër të vogël të mësimdhënësve të lejuar në listë të pagave, që neve na pamundëson dhe na detyron të sakrifikojmë bashkëpunëtorët profesionalë sikurse janë psikologët, pedagogët në shkollat tona. Aktualisht kemi vetëm dy psikologë në dy shkolla të zonës urbane të qytetit të cilët janë të angazhuar me projekte të jashtme, pra nuk janë punëtorë të komunës tonë”, tha Shahini.

Mirjeta Pestisha, psikologe, thotë për KosovaPress se të gjitha dukuritë negative që ndodhin sot në shkolla mund të kenë burimin te mungesa e psikologut dhe faktit se kujdesja për shëndetin mendor mbetet tabu.

“Ne çdo ditë dëgjojmë raste të cilat ka ndodhur diçka negative brenda një shkolle, ose nxënësit e shkollës të cilët kanë shfaqur sjellje negative dhe të papërshtatshme jashtë oborrit të shkollës. Është diçka shumë shqetësuese kur ndalim dhe mendojmë adresimin se pse po ndodhin këto, atëherë është një pyetje shumë e madhe për arsye se i kemi ende tabunë e psikologut”, tha Pestisha.

Pestisha gjithashtu thotë se numri i psikologëve të cilët duhet të ketë një shkollë duhet të jetë në proporcion me numrin e nxënësve të asaj shkolle.

“Sa i përket numrit të psikologëve nuk ka ende diçka të prerë se sa psikologë duhet të jenë brenda një shkolle. Kjo realisht duhet të shkojë në proporcion më nxënësit e shkollës. D.m.th sa më shumë nxënës të ketë brenda shkollës, duhet të ketë edhe më shumë se një psikolog. Ndërsa në shkollat të cilat kanë më pak nxënës, atëherë është e mjaftueshme vetëm një psikolog”, u shpreh Pestisha.

Deri në rregullimin e çështjes së psikologut në shkolla, Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të paktën nga organet e sigurisë që të jenë më të pranishme rreth institucioneve arsimore në mënyrë që të parandalohen rastet e dhunës.

“Ne bëjmë thirrje organeve të sigurisë që të merren shumë seriozisht dhe ta kenë në prioritet në përparësi të plotë sigurinë e fëmijëve në shkolla, dhe të mos jetë prioritet çështja e komunikacionit për jetën dhe shëndetin e fëmijëve tanë. Kjo pasi që më shumë shohim raste të dënimeve dhe prezencës së policëve në rrugë për shkelje të rregullave të komunikacionit, se sa kur po kemi raste edhe të humbjes së jetëve të fëmijëve që është për keqardhje”, tha Demi.

Javë më parë një nxënës 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një therje me thikë, ndërsa këtë javë në Gjakovë një tjetër nxënës mori plagë nga thika si pasojë e dhunës. Policia në vazhdimësi raporton për reagim në afërsi të shkollave, ndërsa nuk kanë munguar kur kanë konfiskuar edhe armë brenda institucioneve arsimore./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori