LAJMI I FUNDIT:

Pragu i pensionimit, në Maqedoni punohet më pak vite ndërsa në Itali disa vite më shumë

Pragu i pensionimit, në Maqedoni punohet më pak vite ndërsa në Itali disa vite më shumë

Mosha në të cilën i/e punësuara del rregullisht në pension në vendet evropiane varion nga maksimumi 67 deri në minimum 56 vjeç.

Në disa vende është e njëjta moshë në të cilën burrat dhe gratë dalin në pension dhe në të tjera shtete gratë shkojnë më herët se burrat.

Kërkesa për kohëzgjatjen minimale të shërbimit si kusht për daljen në pension ndryshon gjithashtu nga shteti në shtet.


Sipas të dhënave nga fondet e pensioneve, puna më e gjatë është në Itali, Greqi, Norvegji, ku kufiri për pensionim të rregullt është 67 vjet, dhe pensionimi më i hershëm është në Rusi.

Në vendet e Ballkanit, mosha në të cilën mund të merret një pension varion rreth 64-65 vjeç.

Në Maqedoni, burrat dalin në pension në moshën 64 vjeç, gratë në 62 vjeçare, me mundësi të vazhdojnë punën deri në 64 vjeç, e njejta mundësi vlen dhe për burrat.

Megjithatë, viteve të fundit ka dallime edhe në jetëgjatësinë e personave, e cila në BE në vitin 2020 figuron me 80.4 vjet, që është 0.9 vjet më e ulët në krahasim me 2019-ën.

Banorët e Norvegjisë kanë jetëgjatësinë më të madhe me një mesatare prej 83.3 vjet mdërsa Islanda dhe Zvicra me nga 83.1 vjet secila.

Italia ka një jetëgjatësi prej 82.3 vjet, ndërsa Bullgaria e ka më të ulët, me 73.6 vjet dhe Rumania me 74.2 vjet.

Jetëgjatësia në Maqedonin e Veriut është 74.4 vjet, sipas të dhënave të Eurostat.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori