LAJMI I FUNDIT:

Praga e shqetësuar nga lëvizjet destabilizuese të Moskës

Praga e shqetësuar nga lëvizjet destabilizuese të Moskës

Aleatët shprehën solidaritetin e tyre të plotë me Republikën Çeke dhe shqetësimin e saj të thellë për veprimet destabilizuese që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike dhe veçanërisht në territorin e Aleancës, thuhet në një shënim të NATO-s, pas një informacioni nga ministri çek i Punëve të Jashtme për aktivitetet e agjentëve rusë në vendin e tij.

Një samit i liderëve të vendeve të NATO-s do të zhvillohet më 14 qershor në selinë e aleancës në Bruksel, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një komunikatë.


“Veprimet agresive të Rusisë, kërcënimi terrorist, sulmet kibernetike, ndikimi i ndryshimit klimatik mbi sigurinë dhe fuqizimi i Kinës do të jenë në agjendën e këtij takimi”, tha Stoltenberg.

Dy burra rusë dyshohen për shpërthimin në një depo armësh në Çeki që ndodhi në vitin 2014 – vendi dëboi 18 diplomatë rusë
Lexo po ashtu Dy burra rusë dyshohen për shpërthimin në një depo armësh në Çeki që ndodhi në vitin 2014 – vendi dëboi 18 diplomatë rusë

Samiti i fundit i NATO-s u zhvillua në dhjetor 2019.

Ky do të jetë samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden. /ATSH/