LAJMI I FUNDIT:

Pozhegu Brothers merr Certifikatën e Përdorimit për kompleksin Garden Buildings – Objektet L1/L2/L3

Pozhegu Brothers merr Certifikatën e Përdorimit për kompleksin Garden Buildings  – Objektet L1/L2/L3

Kur bëhet fjalë për ndërtim, çdo hollësi dhe çdo hap ka rëndësi të madhe në sigurimin e ndërtimit të qëndrueshëm dhe të sigurt. Në këtë kontekst, një element kyç është ‘Certifikata e Përdorimit’, një dokument që konfirmon se ndërtesa është e përshtatshme dhe e gatshme për përdorim. 

‘Certifikata e Përdorimit’ jepet pas përfundimit të ndërtimit dhe pas verifikimit se ndërtesa është ndërtuar sipas lejes së ndërtimit dhe standardeve në fuqi. Kjo certifikatë është e domosdoshme para se ndërtesa të fillojë të përdoret dhe është hapi i fundit para regjistrimit të ndërtesës në Kadastër. 

Kompania Pozhegu Brothers, një ndër kompanitë më të njohura të ndërtimit në Kosovë, e cila njihet për seriozitetin dhe pajisen e objekteve në vazhdimësi  me pranim teknik dhe certifikatë të përdorimit.

Kompleksi Garden Building ndërtuar nga Pozhegu Brothers merr “Certifikatën e Përdorimit” 

Pozhegu Brothers, një ndërmarrje familjare që ka evoluar në një lider të industrisë së ndërtimit, tashmë janë pajisur me “Certifikatën e Përdorimit” për kompleksin e tyre “Garden Building”. Kjo është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të Pozhegu Brothers.  

Pozhegu Brothers ka një histori të gjatë të përmbushjes së premtimeve dhe angazhimeve të tyre ndaj klientëve dhe komunitetit. Një dëshmi e këtij përkushtimi është përfundimi i suksesshëm dhe në kohë i projektit, “Garden Building”. 

Komplekset e Pozhegut – një standard i ri i jetesës 

Pozhegu Brothers ka ndërtuar disa komplekse unike në Prishtinë  duke përfshirë “Garden Buildings”, “Vargu i Blertë”, “Mata Hill”, “Vatra e Muhaxherëve”, “Froni i Matit”, dhe “Sarajet e Matit”. Këto ndërtesa janë të njohura për dizajnin e tyre modern dhe praktik, funksionalitetin e tyre të lartë dhe angazhimin ndaj qëndrueshmërisë dhe jetës së gjelbër. 

Cilësia dhe përkushtimi – premtimet e përmbushura të Pozhegu Brothers 

Pozhegu Brothers ka një reputacion për punën e tyre të palëkundur për ndërtimin e qëndrueshëm dhe cilësisë së lartë. Ata kanë bërë një angazhim të theksuar për të përmbushur premtimet, siç e tregon suksesi dhe certifikimi i projektit “Garden Building”. 

Pozhegu Brothers – model suksesi 

Pozhegu Brothers vazhdon të jetë model i suksesit dhe i përkushtimit ndaj synimeve të saj. Me përfundimin e projekteve të mëdha, marrjen e certifikatave të përdorimit, dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe qëndrueshmërisë, ata kanë dëshmuar se janë një kompani serioze dhe besnike ndaj klientëve dhe komunitetit. 

Kompania Pozhegu Brothers reflekton jo vetëm të ardhmen e ndërtimit në Kosovë, por edhe vullnetin për të krijuar ndërtesa të sigurta, cilësore dhe të qëndrueshme që plotësojnë nevojat e banorëve. 

Për më shumë informacione kontaktoni: 

Facebook: Pozhegu Brothers 

Nr.tel: 045 543 222 

E-mail: sales@pozhegubrothers.com