LAJMI I FUNDIT:

Çka është “Certifikata e përdorimit” për ndërtesat e reja, sqaron Komuna e Prishtinës

Çka është “Certifikata e përdorimit” për ndërtesat e reja, sqaron Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës në vazhdimësi është duke lëshuar “Certifikata përdorimi”, për objektet e reja të banimit në kryeqytet.

Por çfarë janë këto “Certifikata përdorimi” dhe pse lëshohen nga komuna?


Telegrafi ka dërguar pyetje në Komunë të Prishtinës, dhe nga Drejtoria e Urbanizimit kanë shpjeguar se Ligji i Ndërtimit e parasheh që: “Secili objekt që është pajisur me leje ndërtimore pas përfundimit duhet të merret edhe Certifikata e Përdorimit para se objekti të filloj të përdoret”.

Sipas tyre, në Drejtorinë e Urbanizmit lëshohen ‘Certifikata të Përdorimit’ të objekteve e që më pas pasi të pajiset me këtë certifikatë të objektit, poseduesi i Lejes mund të vazhdoj me procedurë të regjistrimit të ndërtesës në Kadastër. /Telegrafi/