LAJMI I FUNDIT:

Potenciali turistik i Maqedonisë prezantohet në Belgjikë

Potenciali turistik i Maqedonisë prezantohet në Belgjikë

Para më shumë se 600 prezantuesve, Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT), e ka prezantuar Maqedoninë në panairin e turizmit në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Belgjika është vend që harxhon rreth 16.1 miliard euro në pushime. 78% e belgve udhëtojnë në Evropë, kurse 54% parapëlqejne pushime të gjata. Kështu thuhet në njoftimin e APMT-së. 30% e belgve pëlqejnë turizëm avanturesk, kurse 60% pëlqejnë vizita qytetesh.


Agjencia thotë se operatorët turistikbelg janë mahnitur nga bukuria e liqenit të Ohrit./Telegrafi/