Postieri ‘ia fut’ vrapit në momentin kur kukullat në verandën e një shtëpie në New Jersey fillojnë të lëvizin

Ky është momenti epik kur një postier nga Amazon largohet me shpejtësi nga veranda e përparme pasi, dekoret e Halloween-it e frikësuan atë kur filluan të lëviznin.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja kishte ndodhur në Eastampton të New Jersey, SHBA.
Në video, postieri shihet duke u drejtuar tek dera pasi ngjitet në verandën e zbukuruar me disa kukulla të padëmshme që si duket njëra është e Frankenstein dhe tjetra e palaços Pennywise nga filmi IT.
Sidoqoftë, derisa figurat fillojnë të lëvizin ai kthehet prapa dhe vrapon poshtë shkallëve për të ikur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































