Portugalia ka shënuar fitore ndaj Danimarkës pas vazhdimeve me rezultat 5-2 për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.  

Ndeshjen e parë e kishte fituar Danimarka me rezultat 1-0, ndërsa ndeshja kthyese në kohën e rregull u mbyll 3-2 në të mirë të portugezëve, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. 


Cristiano Ronaldo fitoi, por e humbi vet një penallti në fillimin e ndeshjes, por më vonë Portugalia kaloi në epërsi fal autogolit të Joachim Andersen (1-0). 

Rasmus Kristensen ka barazuar shifrat në 1-1 në fillimin e pjesës së dytë. 

Në minutën e 72-të, Cristiano Ronaldo arriti të shënojë për 2-1, por loja kishte ende për të dhënë. 

Gmwj2SCaMAAlkZD scaled

Pas katër minutash ndeshja shkoi në 2-2, kur Patrick Dorgu asistoi te Christian Eriksen që gjeti rrjetën. 

Portugalisë iu desh edhe një gol për të quar ndeshjen në vazhdime, kur Nuno Mendes asistoi te Trincao që shënoi për 3-2. 

Në vazhdime, Portugalia ishte më e mirë duke gjetur golin edhe dy herë, fillimisht me Trincaon, pastaj edhe me Goncalo Ramos, për të fituar 5-2 dhe për të kaluar në gjysmëfinale ku takohet me Gjermaninë.  /Telegrafi/ 

telegrafi sport app