LAJMI I FUNDIT:

Portugalia nuk regjistron asnjë vdekje ditore nga Covid-19, për herë të parë që nga gushti i vitit të kaluar

Portugalia nuk regjistron asnjë vdekje ditore nga Covid-19, për herë të parë që nga gushti i vitit të kaluar

Portugalia të hënën nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me coronavirusin në 24 orët e fundit, për herë të parë në gati nëntë muaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi nga autoriteti shëndetësor vjen ndërsa vendi del nga një bllokim dy-mujor.

Dhe ky lajm është i mirë edhe për britanikët pasi Portugalia ka thënë se do të hapet për udhëtarët e vaksinuar britanikë nga 17 maj, e cila është data më e hershme që udhëtimet ndërkombëtare për kohën e lirë mund të lejohen sipas udhëzimeve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.


Ndryshe, vendi ka raportuar një total prej 16,965 vdekjesh që nga fillimi i pandemisë pranverën e kaluar dhe 834,638 raste. Të hënën, u regjistruan 196 infeksione të reja.

Hera e fundit që Portugalia nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me coronavirusin ishte më 3 gusht.

Autoriteti shëndetësor theksoi se mbetet në zonën e gjelbër të rrezikut, me një rrezik transmetimi nën një dhe një shkallë kombëtare të incidencës prej 70.4 raste të infeksionit për 100,000 banorë.

Siç bëhet e ditur, rreth 20 për qind e 10 milionë njerëzve të vendit tani janë vaksinuar me një dozë të vaksinës kundër Covid-19 dhe shtatë për qind kanë pasur dy doza.

Ndërkohë, më shumë se 90 përqind e njerëzve të moshës 80 vjeç ose më shumë – grupi me më shumë vdekje – është vaksinuar me të paktën një dozë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Evropa
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Evropa
Kalo në kategori