LAJMI I FUNDIT:

Portieri në huazim i Arsenalit ka pësuar lëndim horror në kokë – ishte një veprim i pamenduar mirë

Portieri në huazim i Arsenalit ka pësuar lëndim horror në kokë – ishte një veprim i pamenduar mirë

Portieri Runar Alex Runarsson u larguar nga fusha dhe u dërgua në spital, pas një përplasjeje me një sulmues të Club Brugge, i cili e la atë me një plagë të thellë në kokë.

Gardiani kishte të gjithë vëmendjen në sezonin e kaluar, pasi iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2020 dhe luajti vetëm gjashtë ndeshje gjatë gjithë sezonit, me vetëm një në Ligën Premier.

Momenti i tij më i famshëm erdhi në një ndeshje të Carabao Cup kundër Manchester Cityt, ku ai nuk arriti të priste një gjuajtje të lirë në këndin ku edhe po qëndronte dhe bëri që ai të fshinte llogarinë e tij në Twitter për shkak të abuzimit.


Portieri i Islandës doli kaloi huazim këtë verë, me Topçinjtë që nënshkruan me Aaron Ramsdale dhe iu bashkua OH Leuven në Belgjikë deri në fund të sezonit.

Të mërkurën mbrëma, 26-vjeçari u desh të dërgohej me urgjencë në spital pasi vrapoi për të larguar një top nga këmbët e sulmuesit të Brugge, Noa Lang. Përplasja e ka lënë atë me një plagë në kokë.

Portieri fillimisht e kishte fashuar kokën, pasi qëndroi poshtë për disa minuta dhe vazhdoi deri në pjesën e parë, por shpejt u largua nga fusha.

Ai nuk u rikthye për pjesën e dytë dhe në vend të kësaj u dërgua në spital për t’u mjekuar, derisa në mediat sociale ka postuar një foto për të treguar plagën. /Telegrafi/

Runarsson shows off his injury. Image: PA Images

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori