LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Chievos, Sorrentino: Ronaldo ka shumë inat, nuk më dha fanellën – pasi i prita penalltinë

Portieri i Chievos, Sorrentino: Ronaldo ka shumë inat, nuk më dha fanellën – pasi i prita penalltinë

Tashmë është e njohur se Cristiano Ronaldos nuk i pëlqen të humbë aspak.

Portieri i Chievos, Stefano Sorrentino ka zbuluar se si ylli portugez i kishte premtuar atij fanellën para ndeshjes, mirëpo kur i priti penalltinë gjatë takimit, nuk e kishte marrë atë pas lojës.

“Kisha rënë dakord me Ronaldon që të ndërronim fanellat në fund të ndeshjes. Por pasi humbi atë penallti, shihej qartësisht se ishte i inatosur”, ka zbuluar ai.


“Ai është një kampion dhe nuk i pëlqen kurrë të humbasë, ndërsa ajo ishte penalltia e parë që gabonte në Itali”.

“Në dhomat e zhveshjeve, më bëri komplimente, më shtrëngoi edhe dorën, por më pas u largua pa më dhënë fanellën, i nxirë në fytyrë. Në fund, mora atë të Dybala ndaj nuk mendoj se më shkoi shumë keq”, ka shtuar më tej Sorrentino.

Takimi ishte zhvilluar më 21 janar të vitit të kaluar në Allianz Stadium, mirëpo portieri nuk ka kaluar pa marrë ndonjë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori