LAJMI I FUNDIT:

Porsche 919 me motor që nuk është parë më herët (Video)

Porsche 919 me motor që nuk është parë më herët (Video)

Entuziastët e Porsche janë të prirë t’i kenë modelet e shpejta si 911 R dhe GT3 RS, mirëpo vetëm shoferët profesionistë mund të vozisin një Porsche 919, sepse është për pista garash.

Që nga viti 2014, kur këto makina kanë nisur garën në xhirot e La Mans, të gjithë kanë qenë të interesuar për të parë shpejtësinë që arrijnë.


Por, së fundmi është bërë e ditur, se në garat e këtij viti do të jetë një makinë me motorin që trashëgon shpejtësinë nga paraardhëset, por është edhe më i veçantë.

Çuditërisht, me 2.0-litra dhe dizajn V4, është mjaft i vogël, mirëpo ka 900 kuajfuqi.

Në këtë mënyrë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, arrin për 2.2-sekonda, ndërsa për 4.8-sekonda do të ketë arritur deri në 190 km/h.

Mbetet të shihet se si do të funksionojë në pistë, krahas veturave tjera sportive. /Telegrafi/