LAJMI I FUNDIT:

Polonia përkrah Maqedoninë në synimet e saj për integrime euro-atlantike

Polonia përkrah Maqedoninë në synimet e saj për integrime euro-atlantike

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, në suaza të vizitës në Republikën e Polonisë, realizoi takim pune me kryetarin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda në Krinjica Zdruj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Kabineti i kryetarit të shtetit, në takim bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Polonisë, ku është konstatuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe bashkëpunime në shumë sfera. Në këtë drejtim, kryetari Ivanov ka vlerësuar se shënimi i 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve në vitin 2018 do të jetë mundësi e mirë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, me realizimin e takimit zyrtar dhe biznes forumit për përforcim të bashkëpunimit ekonomik.


Sa i përket synimeve integruese të Maqedonisë për në BE dhe NATO, kryetari i Polonisë, Duda ka theksuar se Polonia gjithmonë i ka mbështetur qëllimet për integrime të Maqedonisë në strukturat evropiane dhe euro-atlantike dhe se këtë do tv vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen./Telegrafi/