LAJMI I FUNDIT:

Polonia, Lituania dhe Ukraina bëjnë thirrje për sanksione kundër Rusisë

Polonia, Lituania dhe Ukraina bëjnë thirrje për sanksione kundër Rusisë

Sanksionet e reja kundër Rusisë duhet të vendosen si përgjigje ndaj qasjes së saj agresive ndaj Ukrainës, shprehet presidenti i Polonisë, Andrzej Duda dhe homologët e tij lituanez dhe ukrainas Gitanas Nausėda dhe Volodymyr Zelenskiy.

Reklama

Udhëheqësit polakë dhe lituanez konfirmuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në një deklaratë të përbashkët, të publikuar më 30 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Ukrainës.

Të tre presidentët iu referuan vendimit si “një moment historik i rëndësishëm në rrugën drejt një ribashkimi të plotë të Evropës”.

Duda, Nauseda dhe Zelenskiy, të cilët u takuan në samitin virtual të “Trekëndëshit të Lublinit”, siguruan njëri-tjetrin për mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të ndërsjellë përballë krizës së migracionit, të orkestruar nga presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko.

Duda dhe Nausėda gjithashtu “i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shtojë sanksionet ndaj Federatës Ruse për agresionin e saj të vazhdueshëm kundër Ukrainës” dhe “i kërkuan Kremlinit të deeskalojë situatën duke tërhequr trupat e tij nga kufijtë e Ukrainës dhe territoret e pushtuara përkohësisht”.

Ndërsa bëri thirrje për sanksione, Zelenskiy pranoi dje se zgjidhja e konfliktit në Donbas nuk do të ishte e mundur pa “bisedime të drejtpërdrejta me Federatën Ruse”, duke shtuar se “ai nuk ka frikë” nga biseda e drejtpërdrejtë me homologun e tij rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrau tre persona, përfshirë një profesor – pse ‘u çmend’ kaq shumë i dyshuari që tronditi Roterdamin e Holandës?

Vrau tre persona, përfshirë një profesor – pse ‘u çmend’ kaq shumë i dyshuari që tronditi Roterdamin e Holandës?

Evropa
Lëvizje historike, Macron po i ofron Korsikës autonomi pa të drejt shkëputje nga Franca

Lëvizje historike, Macron po i ofron Korsikës autonomi pa të drejt shkëputje nga Franca

Evropa
Pamjet e takimit të Putinit me Kadyrov ngjallin spekulime

Pamjet e takimit të Putinit me Kadyrov ngjallin spekulime

Evropa
Gjermania dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen

Gjermania dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen "historike" të mbrojtjes raketore prej 3.5 miliardë dollarësh

Botë
Një burrë i armatosur dhe me veshje ushtarake hapi zjarr brenda një spitali në Roterdam – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Një burrë i armatosur dhe me veshje ushtarake hapi zjarr brenda një spitali në Roterdam – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Evropa
Avokati Stojkoviq: Radoiçiq është pjesë e BIA-s, Vuçiqi me anë të propagandës ruse po krijon frikë dhe panik te serbët e Kosovës

Avokati Stojkoviq: Radoiçiq është pjesë e BIA-s, Vuçiqi me anë të propagandës ruse po krijon frikë dhe panik te serbët e Kosovës

Serbia
Kalo në kategori