LAJMI I FUNDIT:

Pollozhani: Buxheti për vitin 2023 diskriminues ndaj komunave shqiptare

Pollozhani: Buxheti për vitin 2023 diskriminues ndaj komunave shqiptare

“Më shumë para për Komunën e Shtipit se sa për Tetovën”

Buxheti për vitin 2023 është diskriminues ndaj shqiptarëve, gjegjësisht komunat që kanë përqindje më të madhe të shqiptarëve kanë buxhet më të vogël. Kështu profesori Universitar Petrit Pollozhani. Komuna e Shtipit do të merr më shumë para se Tetova shtoi ai.

“Në rajonet tona ka vetëm ndërtim të rrugës Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, ka një lentë Gostivar –Tetovë dhe është bërë buxheti për rrugën Kërçovë – Ohër. Nuk ka sasi të mjaftueshme të buxhetit sa i përket sistemit të ujitjes, pra përmirësimit të bujqësisë në rajonet tona”, deklaroi ekonomisti, Petrit Pollozhani.


Pollozhani shtoi se inevtimet kapitale kanë ngecur nga viti i kaluar, ndërsa buxheti është i fokusuar për t’u dalur në ndihmë qytetarëve dhe kompanive të cilët janë prekur nga kriza ekonomike dhe energjetike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

“Investimet kapitale në Maqedoni nuk realizohen as gjysma e tyre, për shembull, në vitin e kaluar deri në fund të shtatorit 2020 ishin realizuar vetëm 41.2 % të investimeve kapitale të përgjithshme”, u shpreh Pollozhani.

Ndryshe nga 5,3 miliardë eurot e planifikuara, sa është planifikuar buxheti për vitin 2023, edhe më tej do të ndahen mjete për kompensimin e çmimeve të larta të energjensëve, në mënyrë që kriza globale sa më pak të pasqyrohet në faturat e rrymës dhe ngrohjes qendrore të qytetarëve. Qeveria do të duhet të gjejë mënyrë që nga buxheti t’i mbulojë edhe borxhet e më shumë institucioneve shtetërore, si Qendra Klinike, Hekurudhat dhe dhjetëra të tjera të cilat në mënyrë kronike nuk arrijnë t’i paguajnë faturat. Kryeministri Kovaçevski shpreh bindjen se askush nuk do të jetë “i harruar” në përpjekjet që kriza të tejkalohet me sa më pak stres për qytetarët. Për këtë ka reaguar edhe kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski i cili tha pakot për qytetarët nuk janë të mjaftueshme pasi që shteti duhet të fokusohet në investime konkrrete. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori