LAJMI I FUNDIT:

Politizohet çështja e të pagjeturve, BE-ja mohon se është propozuar përfaqësimi i Kosovës nga UNMIK-u në Komisionin për Personat e Zhdukur

Politizohet çështja e të pagjeturve, BE-ja mohon se është propozuar përfaqësimi i Kosovës nga UNMIK-u në Komisionin për Personat e Zhdukur

Më 28 tetor, katër ditë pas takimit të fundit të Kryenegociatorëve, Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, TV Dukagjinit i kishte treguar se në komisionin e përbashkët i cili e monitoron dhe i hapë rrugë zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, Serbia ka kërkuar Kosova të përfaqësohet nga UNMIK-u dhe me shkurtesën IPVQ, Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse.

Gati dy javë më vonë, Bashkimi Evropian e ka mohuar të ketë ndodhur ky propozim në Bruksel dhe ka kërkuar që çështja të mos politizohet.

“Çështja u trajtua gjatë takimit të Dërguesve të Posaçëm para dy javëve, me qëllim gjetjen e një mënyre për të kaluar përtej pyetjeve të hapura që mbeten. Ndërsa një marrëveshje është afër, përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak po pret përgjigje për një çështje të fundit të hapur. Përfaqësimi i Kosovës nga UNMIK-u në Komisionin e Posaçëm nuk është propozuar dhe nuk është diskutuar”, ka thënë Peter Stano.


Përkundër këtij pretendimi, Andin Hoti, prapë insiston se UNMIK-u është përmendur në propozimin e Serbisë.

Sipas tij është Serbia ajo që po e politizon këtë çështje e jo Kosova.

“Siç e kam cekur edhe më herët, fatkeqësisht lojërat serbe dhe politizimi i kësaj çështje nuk kanë të ndalur. Në Bruksel, në takimin e fundit, neve na është prezantuar një dokument ku është përmendur UNMIK në të cilën Serbia nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë, dhe kjo është një tendencë për të rikthyer Kosovën edhe para shpalljes së Pavarësisë së lëre më para deklaratës së Brukselit. Natyrshëm që kjo as nuk mund të diskutohet tutje me neve. Ne vazhdojmë të jemi në pritje nga Brukseli për të zgjidhur ToR të Komisionit të përbashkët, ashtu siç jemi dakorduar në dhjetor 2023”, ka thënë Hoti.

Në anën tjetër Stano ka porositur se po presin që deklarata të zbatohet dhe palët të merren vesh për Kushtet e Referencës (ToR) të Komisionit të Posaçëm, ose thënë ndryshe për rregulloren.

TV Dukagjini ka kërkuar një qëndrim edhe nga këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, por i njëjti, nuk është përgjigjur.

Por për çështjen e UNMIK-ut Klisman Kadiu është pyetur edhe për përmbajtjen e marrëveshjes për të cilën BE pretendon se është gati të finalizohet, dhe përgjigjen të cilën po e presin nga palët. Deri në publikimin e kësaj kronike, ai nuk është përgjigjur.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takon Elon Musk në Paris

Osmani takon Elon Musk në Paris

Lajme
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Lajme
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

Drejtësi
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Vdiq Maxhun Alimehaj, njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Lybeniqit

Vdiq Maxhun Alimehaj, njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Lybeniqit

Lajme
Kalo në kategori