Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq thotë se Vulini ka urdhëruar serbët në veri të mos fillojnë mësimin me 1 shtator.

Përmes një postimi në platformën X, Bogdanoviq thotë se ky vendim do ta përshkallëzojë edhe më tej situatën në veri të Kosovës.


“Sipas informacioneve që kam, Aleksandar Vulin, drejtor i BIA-s, ka lëshuar një urdhër që ndalon fillimin e rregullt të vitit shkollor për nxënësit serbë në veri të Kosovës! Do të organizohen mësimi nga distance (online)! Ky vendim është vazhdimësi e përshkallëzimit të konfliktit!”, ka shkruar politikani serb.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se në të kaluarën ka pranuar telefonata në këmbim që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq./Telegrafi/

https://twitter.com/GenSecRespond/status/1693554833507103185