LAJMI I FUNDIT:

Politikanët në Maqedoninë e Veriut urojnë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Politikanët në Maqedoninë e Veriut urojnë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Kryetarë të partive politike dhe udhëheqësit e institucioneve të rëndësishme shtetërore, sot kanë uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ata thonë se gjuha është ajo që i bashkon të gjithë njerëzit dhe qytetarët e një vendi, si dhe kërkojnë që të ketë respekt dhe unitet mes qytetarëve. Më poshtë i keni urimet e tyre:


Talat Xhaferi:
“Është nder që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sinqerisht dhe përzemërsisht t’ju uroj 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit shqip dhe t’ju uroj ta kaloni në atmosferë të bukur dhe solemne, ashtu siç i ngjan një feste e cila e kremton alfabetin, gjuhën dhe shkrim-leximin dhe në përgjithësi fjalën e bukur si vlerën më të lartë civilizuese të njerëzimit. Gjuha, bashkon njerëz, bashkon ide dhe mundëson bashkëpunim dhe kuptohet përparim dhe zhvillim të çdo individi veçmas dhe për shoqërinë dhe njerëzimin në tërësi. Le të jetë fjala e bukur udhërrëfyesi në jetët tona”.

Zoran Zaev:
“Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”

Stevo Pendarovski:
Krijimi i alfabetit dhe kodifikimi i një gjuhe është një nga hapat më të rëndësishëm të vetë-identifikimit të një populli. 22 Nëntori është një ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, si dhe për tërë Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse në këtë datë në vitin 1908, intelektualët shqiptarë në një kongres në Manastir vendosën të unifikojnë alfabetin shqip. Kjo praktikisht nxiti ngritjen politike, kulturore dhe arsimore të shqiptarëve. Prandaj, me këtë rast, dëshiroj të uroj komunitetin shqiptar për Ditën e Alfabetit, ndërsa gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju them që mënyra e duhur e ndërtimit të një shteti evropian është respekti, bashkëpunimi dhe uniteti”

Vesel Memedi:
“Kongresi i Manastirit përfaqëson kulminacionin e organizimit kulturor, shpirtëror dhe politik të kombit shiptarë, ku u bë njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ashtu si e njohim ne sot. Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë, por ne si popull në momentet më të vështira ia kemi dalë gjithmonë. Me këtë akt shqiptarët edhe njëherë dëshmuan pjekuri kulturore dhe politike, diçka që sot u mungon elitave politike. Le të shërbej ky forum mbarëkombëtarë i Manastirit një dëshmi se edhe sot jemi një komb, një histori, një gjuhë dhe një alfabet. Ta ruajmë dhe ta kultivojmë këtë gjuhë të bukur amtare sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë identitetin tonë kombëtarë. Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, urime dita e alfabetit shqip”.

Ziadin Sela:
“Të nderuar bashkëkombas, jemi në atmosferë festive të ditës më të ndritur të historisë së gjuhës sonë! 22 Nëntori, dita kur Kongresi i Manastirit i mbaroi punimet me sukses, do mbetet e shënuar me shkronjat e arta të kësaj gjuhe, që aq shumë u sakrifikua gjatë historisë. Kjo gjuhë perëndie, siç do shprehej Naimi ynë i madh, në mungesë të një alfabeti të njësuar origjinal që do i përshtatej gjuhës shqipe në të gjitha aspektet, me shekuj u shërbye me alfabete të huaja. Me gjithë mungesën e një alfabeti, gjuha shqipe, përmes rilindësve tanë, i artikuloi kërkesat e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Edhe pse me alfabete të huaja, shpeshherë edhe të kombinuar me qëllim përshtatjeje, atdhetarët dhe shkrimtarët e periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë, arritën t’i krijojnë veprat madhështore, përmes të cilave i kënduan kombit e Atdheut pa liri, ashtu siç i kënduan edhe gjuhës pa alfabetin e vet. Rilindësit tanë, krahas angazhimit të tyre politik në frymën e një kombi të pandarë në baza dialektore e krahinore e fetare, në vazhdimësi bënë përpjekje edhe për krijimin e një alfabeti të veçantë të gjuhës shqipe, me bazë latine. Pas shumë sakrificash e përpjekjeve për gjetjen e një ABE-je, që do i bashkonte të gjithë shqiptarët, krerët intelektualë e atdhetarë të kombit, arritën ta mbajnë Kongresin historik në Manastirin e veprimtarëve të shumtë për kauzën kombëtare. Vendimi për caktimin e një alfabeti të vetëm , nuk ishte i lehtë, por dëshira e delegatëve të ardhur nga katër anët e trevave shqiptare i bashkoi mendjet, dëshirat dhe motivet, për një alfabet të vetëm, këtë që e gëzojmë edhe sot. Të nderuar shqiptarë, tani jemi para një sprove të re. Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, është sfidë për të gjithë ne. Është koha që edhe në këtë shtet kjo gjuhë që i kaloi kalvaret e historisë, të përdoret plotësisht e barabartë dhe zyrtare në të gjitha institucionet e pushtetit qendror e lokal. Me jetësimin e plotë të këtij ligji, edhe ne shqiptarët, do i respektojmë krerët intelektualë e atdhetarët, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit historik”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori