LAJMI I FUNDIT:

Policitë ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë stërviten së bashku

Policitë ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë stërviten së bashku

Policia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ajo e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) gjatë javës që lamë pas kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët ushtarake në Republikën e Shqipërisë.

Reklama

Siç bëhet e ditur, gjatë realizimit të këtyre stërvitjeve Forcat ushtarake të Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Shqipërisë u fokusuan më shumë në aktivitete nga fusha e mbrojtjes së afërt, ngritja e pikave te kontrollit dhe përcjellja e konvojit me mjete të rrezikshme.

Pjesë e trajnimit ishin një tog i Policisë Ushtarake të FSK-së dhe një i FARSH-së, të cilët përfituan njohuri të reja nga përvojat dhe eksperiencat e shumta që treguan gjatë realizimit të stërvitjeve.

Stërvitja ushtarake u realizua në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë më qëllim të ngritjes së nderveprueshmerise në mes të dy ushtrive./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Policia dhe KFOR-i në veri janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore

Kurti: Policia dhe KFOR-i në veri janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore

Lajme
Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Komunat
Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Siguri
“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

Lajme
Situata në veri, NATO dërgon edhe 700 ushtarë në Kosovë

Situata në veri, NATO dërgon edhe 700 ushtarë në Kosovë

Siguri
Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në "Defender 23", pasoja e parë për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori