Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një procesi disa mujor të testimeve dhe trajnimeve të suksesshme i shtohen 127 togerë, të cilët u graduan sot përmes një ceremonie virtuale.
Ceremonia virtuale është udhëhequr nga u.d. së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti.
“Duke ditur se sa është e rëndësishme kjo ditë për ju, familjet tuaja dhe për Policinë e Kosovës, do të doja që ky takim të zhvillohej me një ceremoni ashtu siç ju e meritoni, mirëpo rrethanat e krijuara nga pandemia ‘COVID-19’ dhe qëllimi të ruajtjes së shëndetit, na ka detyruar që kësaj radhe të takohemi në këtë formë. Ju jeni këtu në përfundim të një procesi të gjatë pas një rrugëtimi sa të vështirë aq edhe emocionues, i përcjellë me shumë sfida dhe mjaft konkurrues, që do të thotë se Policia e Kosovës ka selektuar më të suksesshmit nga radhët e saj”, tha Mehmeti.
Ai vlerësoi se ky proces gradimi është thelbësor në zhvillimin e kuadrove të reja dhe në avancimin e vazhdueshëm të stafit policorë, me qëllim që t’u jepet mundësia që këto aftësi profesionale të shndërrohen në performancë efektive.
“Ju patët kurajon dhe vendosët që të merrni mbi vete përgjegjësi shtesë, do të keni më shumë kompetenca por do të ju shtohet llogaridhënia. Marrë parasysh rëndësinë dhe pozitat në të cilat do të caktoheni, nga ju pritet një performancë dhe përkushtim ndaj përmbushjes së detyrave tuaja me qëllim të realizimit të misionit tonë në zbatimin i ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha më tej Mehmeti.
Sipas tij, nga momenti i gradimit, ata do të jeni mbikëqyrës të vijës së mesme menaxhuese dhe do të marrin përgjegjësi për menaxhimin, udhëheqjen, mbikëqyrjen, trajnimin, këshillimin dhe disiplinën e të gjithë punonjësve të cilët do të jenë nën mbikëqyrjen tuaj.
“Arritja e synimeve tuaja dhe ngritja në karrierë, juve ju shton vlerë dhe privilegj, por në të njëjtën kohë pritjet që organizata ka nga ju, janë të mëdha dhe unë jam i sigurt që ju do të punoni me përkushtim dhe do të jeni në nivel të detyrës çdo herë dhe në çdo kohë. Unë jam gjithashtu, i bindur që ju keni shtuar njohuritë tuaja rreth mbikëqyrjes gjatë kësaj periudhe trajnuese në Akademi, të cilat do t’i zbatoni në pozitat e reja udhëheqëse, andaj besoj se ju do ta keni vullnetin dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve tanë, me nder, korrektësi, transparencë dhe paanshmëri”.
Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë, ruajtja e rendit dhe siguria po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe kjo po konfirmohet çdo ditë në teren.
“Nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm bashkëpunimi, për të zgjidhur çështjet dhe problemet që e preokupojnë komunitetin. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e menaxhmentit, sfidat dhe vizionin e Policisë së Kosovës, ju ftoj të gjithë juve, që të tregoheni personalisht përgjegjës dhe të përgjegjshëm për veprimet tuaja, duke qëndruar gjithmonë brenda kufijve të zbatimit të ligjit dhe profesionalizmit në kryerje të të gjitha detyrave që do të ngarkoheni”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të OBRM-PDUKM-së

Plagosi me armë gjahu një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Elbasan

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës